Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sot parashikohet depërtimi i masave të ftohta ajrore që në orët e mëngjesit. Fillimisht pritet të përfshihet veriu i vendit, e më pas ky depërtim do të shtrihet gradualisht drejt jugut. Në këto kushte, moti do të karakterizohet me intervale me diell dhe vranësira. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë reshjeje…

Më shumë

Autoritetet shëndetësore në Kanada kanë miratuar ilaçin e parë që trajton posaçërisht depresionin pas lindjes, duke shënuar një moment të rëndësishëm në kujdesin për shëndetin mendor të grave. Ilaçi, i njohur si Zuranolone dhe tregtuar me emrin Zurzuvae, është një trajtim oral që merret një herë në ditë për 14…

Më shumë

Një tjetër problem kritik që nxjerr OBSH-ja është mbështetja e pamjaftueshme për viktimat e dhunës gjinore në Evropë.  Shumë gra që përballen me dhunë fizike ose psikologjike shpesh hasin pengesa të mëdha në qasjen ndaj shërbimeve mjekësore dhe sociale, përfshirë mungesën e trajtimeve të specializuara dhe koordinimin e dobët midis institucioneve,…

Më shumë

Një studim i ri ka zbuluar se ecja në borë nuk është thjesht një aktivitet i këndshëm dimëror, por ka përfitime të rëndësishme për shëndetin mendor dhe fizik. Studiuesit raportojnë se ecja në mjedise të mbuluara me borë ul stresin, ankthin dhe përmirëson mirëqenien psikologjike. Përfitimet janë veçanërisht të dukshme…

Më shumë