Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Ushqyerja e balancuar dhe aktiviteti fizik i rregullt jo vetëm që ndihmojnë shëndetin e përgjithshëm, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe në cilësinë e gjumit, tregon një raport i Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit (AASM). Sipas anketës së vitit 2025 me mbi 2,000 të rritur në SHBA, rreth 59% e pjesëmarrësve…

Më shumë

Viti 2025 tregoi edhe një herë fuqinë e rrjeteve sociale në formësimin e zakoneve tona shëndetësore. TikTok, Instagram dhe Reddit u mbushën me trende të reja wellness-i – nga pijet “funksionale” dhe dietat ekstreme, te praktika të çuditshme vetëkujdesi – por jo të gjitha janë aq të dobishme sa duken.…

Më shumë

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve shëndetësor. 90 mjekë e 1932 infermierë e kanë lëshuar Kosovën. Kjo sipas Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë është shqetësuese pas vendit po iu largohen kuadrot për të cilat janë shpenzuar mijëra euro. Mungesa e kushteve të punës e pakënaqësitë më paga…

Më shumë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 36 aksidente me të lënduar dhe…

Më shumë