- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Mjekët dhe specialistët e kardiologjisë po raportojnë një rritje shqetësuese të rasteve të sëmundjeve të zemrës tek personat nën moshën 40 vjeç, një fenomen që deri pak vite më parë konsiderohej relativisht i rrallë. Ky trend po lidhet ngushtë me stilin modern të jetesës, i cili karakterizohet nga mungesa e…
Inteligjenca artificiale po shënon një transformim të thellë në mënyrën se si mjekët diagnostikojnë dhe menaxhojnë sëmundjet, duke u kthyer në një aleat të rëndësishëm të mjekësisë moderne. Përmes algoritmeve të avancuara, AI është në gjendje të analizojë në pak sekonda imazhe mjekësore, të dhëna laboratorike dhe informacione klinike, duke…
Në një kohë kur rastet e abuzimit me barna dhe substanca narkotike janë në rritje, QKUK ka vënë në funksion Laboratorin e Toksikologjisë, shërbim që deri tani ka munguar në mënyrë të qëndrueshme në sektorin publik. Laboratori i Toksikologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ofron shërbime diagnostikuese për…
Sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira të ulëta dhe mjegull nëpër lugina dhe ultësira, ndërsa në zonat e larta mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 7°C. Gjatë ditës mjegulla pritet të zbehet. Era do…
Një gjykatë në qytetin Besançon, në lindje të Francës, ka shpallur Frederic Pechier fajtor për helmimin e qëllimshëm të pacientëve duke kontaminuar qeset e infuzionit me substanca që shkaktuan arrest kardiak ose hemorragji. Ky rast ka tronditur komunitetin mjekësor francez dhe ka shkaktuar reagime ndërkombëtare për shkak të natyrës dhe…
Një studim i ri shkencor ka hedhur dritë mbi rolin vendimtar që inflamacioni kronik luan në përshpejtimin e procesit të plakjes biologjike dhe në shfaqjen e sëmundjeve kronike. Sipas studiuesve, ky inflamacion i vazhdueshëm dhe shpesh i padukshëm për organizmin mund të fillojë shumë vite përpara se të shfaqen simptomat…
Shumë njerëz vuajnë nga depresioni pa qenë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre, pasi simptomat nuk shfaqen gjithmonë në formën klasike të trishtimit të thellë apo të qarës së vazhdueshme. Ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë se një formë e njohur si “depresion funksional” (high-functioning depression) mund të kalojë lehtësisht pa…
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka ngritur alarmin për rënien e ndjeshme të niveleve të testosteronit tek burrat, duke e konsideruar këtë fenomen një problem serioz shëndetësor me implikime të gjera për shëndetin riprodhues dhe metabolik. Autoritetet paralajmërojnë se kjo gjendje mund të ndikojë në energjinë, forcën muskulore,…

