- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shkencëtarët kanë zhvilluar simulime të reja që tregojnë se si gripi i shpendëve mund të kalojë te njerëzit dhe të përhapet në popullatë, nëse nuk merren masa të shpejta vaksinimi dhe izolimi. Studimi thekson rrezikun e një pandemie të ardhshme, të njohur nga ekspertët si “Sëmundja X”, një infeksion që…
Njeriu që po lavdërohet si hero, sepse ia rrëmbeu armën njërit prej sulmuesve gjatë të shtënave masive në plazhin australian Bondi, të premten mori një çek prej më shumë se 1.65 milion dollarësh amerikanë (1.4 milion euro). Paratë u mblodhën nga donacionet e dhjetëra mijëra njerëzve në mbarë botën, shkruan…
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike. Urdhëresa vlen nga data 20.12.2025 deri më 03.01.2026, përjashtim bën data 31.12.2025 nga ora 23:00 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026. Personat që bien në kundërshtim me…
I akuzuari L.B., pas pranimit të fajësisë lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas së cilës ka poseduar substancë narkotike me peshë të përgjithshme 1.83 gram, është dënuar me 10 muaj burgim me kusht, nëse brenda afatit prej dy vitesh nuk kryen ndonjë…
Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Asamblenë e Kosovës. Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike…
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe bagazhit të tij, ku kanë gjetur dhe konfiskuar mbi 10 mijë euro. Bazuar në njoftimin e Doganës, gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një…
Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë e një rritjeje të papritur të kërkesës. Sipas Shoqatës Zvicerane të Farmacistëve, farmacitë kishin porositur sasi më të vogla vaksinash këtë vit, duke u bazuar në normat e ulëta të vaksinimit gjatë viteve të…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar…

