Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 43 mijë njerëz dhuruan për heroin e sulmit në plazhin australian – merr çek prej 1.4 milion eurosh

Lajme 19/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njeriu që po lavdërohet si hero, sepse ia rrëmbeu armën njërit prej sulmuesve gjatë të shtënave masive në plazhin australian Bondi, të premten mori një çek prej më shumë se 1.65 milion dollarësh amerikanë (1.4 milion euro).

Paratë u mblodhën nga donacionet e dhjetëra mijëra njerëzve në mbarë botën, shkruan reuters.

Ahmed al Ahmed u fsheh pas makinave të parkuara, përpara se të sulmonte nga pas njërin prej sulmuesve, t’i rrëmbente armën dhe ta rrëzonte përtokë. Gjatë kësaj, ai pësoi plagë nga plumbat, pasi duket se ndaj tij qëlloi një sulmues tjetër. Aktualisht po shërohet në spital pas një operacioni.

Çeku gjigant iu dorëzua në shtratin e spitalit nga Zachery Dereniowski, influencer në rrjetet sociale dhe bashkëorganizator i fushatës në platformën GoFundMe. Babait mysliman të dy fëmijëve iu dorëzua një çek prej saktësisht 2.533.585 dollarësh australianë.

Në mbledhjen e fondeve morën pjesë më shumë se 43 mijë njerëz nga e gjithë bota, përfshirë miliarderin dhe menaxherin e fondit “Hedge”, Bill Ackman, i cili dhuroi 99.999 dollarë australianë. Ahmedin e vizituan në spital edhe kryeministri australian dhe kryeministri i shtetit për ta lavdëruar për guximin e tij.

Kur iu dorëzua çeku, Ahmed pyeti se “a e meritoj këtë?”, ndërsa Dereniowski u përgjigj se “çdo qindarkë”. I pyetur se çfarë mesazhi do t’u dërgonte njerëzve që dhuruan, Ahmed tha se “të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, të gjitha qeniet njerëzore. Dhe t’i harrojmë të gjitha të këqijat… dhe të vazhdojmë të shpëtojmë jetë”.

“Kur i shpëtova njerëzit, e bëra nga zemra, sepse ishte një ditë e bukur; të gjithë po shijonin festën, me fëmijët e tyre, gratë, burrat, adoleshentët—të gjithë, të gjithë ishin të lumtur dhe meritojnë, meritojnë të shijojnë,” shtoi Ahmed.

Ndryshe, 43-vjeçari u largua nga qyteti i tij i lindjes në provincën veriperëndimore siriane Idlib para gati 20 vitesh për të kërkuar punë në Australi.

Kujtojmë se në sulmin e së dielës u vranë pesëmbëdhjetë persona dhe dhjetëra u plagosën pasi dy sulmues hapën zjarr ndaj njerëzve që po festonin Hanukën, festën hebraike të dritës, në plazhin e njohur. Autoritetet njoftuan se sulmin e kryen një baba 50-vjeçar, i cili u vra nga policia, dhe djali i tij 24-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje kritike. /Telegrafi

 

 

 

Artikulli paraprakUrdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në Vushtrri
Artikulli i rradhës A mund të përhapet gripi i shpendëve te njerëzit? Shkencëtarët e testuan këtë hipotezë me një model

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.