- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Sipas shortit të tërhequr, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit do ta ketë numrin 116. Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë…
Sot të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale të herëpashershme me diell. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës vranësirat mund të sjellin lokalisht reshje të shkurtra shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara, përcjell Gazeta Shneta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10…
Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në Ferizaj ka arrestuar dy persona si të dyshuar për posedim të narkotikëve. Në komunikatën e policisë, bëhet e ditur se, në Ferizaj është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili pas prezantimit të zyrtarëve…
Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit me funksion më të mirë të trurit mund të kenë rrezik më të lartë për rikthimin e depresionit, një rezultat që ka habitur studiuesit. Deri më tani besohej se problemet me kujtesën dhe përqendrimin, të njohura shpesh si “mjegulla mendore”, rrisnin mundësinë…
Venat varikoze janë enë gjaku të zgjeruara dhe të ënjtura që ndodhin kur gjaku grumbullohet në vena dhe nuk qarkullon siç duhet. Ato shfaqen më shpesh në këmbë, por mund të shfaqen edhe në zonën e vulvës ose në rektum (hemorroide). Gjatë shtatzënisë, ato janë një dukuri e zakonshme dhe…
Infeksioni mykotik, i njohur ndryshe si infeksion nga kandida, është një problem i zakonshëm tek gratë gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Ky infeksion shkaktohet nga shumimi i tepërt i një lloji maja të quajtur kandida, e cila zakonisht jeton në trup pa shkaktuar probleme. Megjithatë, ndryshimet hormonale dhe lagështia krijojnë kushte…
Miliona gra në mbarë botën përballen me prolapsin e organeve pelvike, një gjendje e trajtueshme që shpesh mbetet e padiagnostikuar për vite me radhë. Kjo ndodh kur muskujt e legenit dobësohen dhe nuk arrijnë më të mbështesin siç duhet organet, duke bërë që fshikëza ose mitra të zhvendosen drejt kanalit…
Hiperemesis gravidarum (HG) është një gjendje e rëndë gjatë shtatzënisë që karakterizohet nga të përziera dhe të vjella të vazhdueshme dhe shumë më intensive sesa “sëmundja e mëngjesit”. Kjo gjendje mund ta bëjë shumë të vështirë ushqyerjen dhe marrjen e lëngjeve të mjaftueshme, duke ndikuar seriozisht në shëndetin dhe jetën…

