- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Hiperemesis gravidarum (HG) është një gjendje e rëndë gjatë shtatzënisë që karakterizohet nga të përziera dhe të vjella të vazhdueshme dhe shumë më intensive sesa “sëmundja e mëngjesit”. Kjo gjendje mund ta bëjë shumë të vështirë ushqyerjen dhe marrjen e lëngjeve të mjaftueshme, duke ndikuar seriozisht në shëndetin dhe jetën…
Një studim i ri ka zbuluar se valët ekstreme të të nxehtit, veçanërisht gjatë natës, mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e krizave të astmës tek të rriturit dhe fëmijët. Sipas hulumtimit, temperaturat e larta gjatë natës lidhen me shtim të vizitave emergjente në spitale për probleme të frymëmarrjes. Studiuesit analizuan…
Një studim i ri ka zbuluar se gratë që hyjnë në periudhën e perimenopauzës përballen me rrezik më të lartë për probleme të zemrës krahasuar me ato që vazhdojnë të kenë cikël të rregullt menstrual. Sipas studiuesve, gratë në këtë fazë kanë dy herë më shumë gjasa të kenë tregues…
Studime të reja tregojnë se disa lloje ushtrimesh fizike mund të ndihmojnë ndjeshëm në uljen e tensionit të lartë të gjakut tek personat me hipertension. Analiza më e fundit lidh ushtrimet aerobike, kombinimin e ushtrimeve aerobike me ato të forcës, si dhe stërvitjen me intervale me intensitet të lartë (HIIT),…
Muaji maj njihet ndërkombëtarisht si “Muaji i Ndërgjegjësimit për Sëmundjen Celiake”. Celiakia është një sëmundje autoimune që dëmton zorrën e hollë pas konsumimit të glutenit dhe mund të shfaqet me simptoma të ndryshme te fëmijët, si dhimbje barku, fryrje, lodhje, humbje në peshë dhe vonesë në rritje e zhvillim. Ndërgjegjësimi…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të QKUK-së, dhe dy spitaleve në Vushtrri dhe Ferizaj. Qendra Klinike Universitare e Kosovës është bërë me drejtor me mandat të plotë pasi Mentor Zejnullahu u zgjodh në këtë pozitë në konkursin ku i mori 86.3…
Përdorimi i antidepresivëve gjatë shtatzënisë nuk duket se rrit rrezikun për autizëm apo ADHD te fëmijët, sugjeron një analizë e re që ka përfshirë më shumë se gjysmë milioni shtatzëni. Studimi, i publikuar në “The Lancet Psychiatry”, analizoi të dhënat nga 37 hulumtime që përfshinin afro 650 mijë shtatzëni me…
Një pajisje e re që ngjan me një fashë mund të ndihmojë në matjen e nivelit të stresit te foshnjat dhe të rriturit, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Science Advances. Pajisja vendoset në gjoks dhe monitoron në kohë reale reagimet fiziologjike të trupit, përfshirë rrahjet e zemrës,…

