- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushte me mjegull. “Zvogëloni shpejtësinë, mbani distancë të sigurt mes automjeteve dhe përdorni dritat adekuate për dukshmëri më të mirë”. Njoftimi i plotë: Të dashur qytetarë, Ju apelojmë për kujdes të shtuar gjatë…
Bashkimi Evropian ka prezantuar planin e ri “Zemra të Sigurta”, i cili synon të ulë vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare me 25% gjatë dekadës së ardhshme. Komisioni Evropian synon të përmirësojë shëndetin e zemrës përmes forcimit të parandalimit, adresimit të faktorëve të rrezikut si ushqyerja jo e shëndetshme dhe përdorimi i…
Një e treta e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar kanë përdorur inteligjencën artificiale (AI) për mbështetje emocionale, shoqëri ose ndërveprim social, sipas Institutit të Sigurisë së Inteligjencës Artificiale (AISI), një organ qeveritar i fokusuar në sigurinë e AI-së. Instituti tha se gati një në dhjetë persona përdorin sisteme si chatbot…
Një studim i ri nga Universiteti i Jyväskylä në Finlandë sugjeron se performanca e ulur njohëse në fund të moshës së mesme mund të jetë një tregues i hershëm i dobësisë fizike në moshë të shtyrë. Sipas hulumtimit, personat e moshës 57 deri në 70 vjeç që shfaqin reagim më…
Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Ferizaj, ku një 13-vjeçar ka pësuar lëndime në duar nga mjetet piroteknike. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se i mituri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë, derisa patrulla policore ka siguruar…
Një rritje intensive e rasteve të gripit të shkaktuara nga një lloj virusi i ri dominues po përfshin Evropën, duke i vënë sistemet e kujdesit shëndetësor në disa vende nën presion të rëndë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH-ja tha të mërkurën se të paktën 27 nga 38 vendet në…
Një ish-anesteziolog është dënuar me burgim të përjetshëm për helmim të qëllimshëm të 30 pacientëve, përfshirë 12 prej tyre që vdiqën. Një gjykatë në qytetin Besançon në Francën lindore e shpalli Frédéric Péchier fajtor për kontaminimin e qeseve të infuzionit me substanca që shkaktuan arrest kardiak ose hemorragji. Viktima e…
Bashkimi Evropian ka prezantuar një plan të ri për bioteknologjinë, i cili synon të përshpejtojë zhvillimin dhe futjen në treg të produkteve bioteknologjike, duke rritur konkurrencën e BE-së ndaj Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Plani, i quajtur Biotech Act, synon të mbajë kërkimin, zhvillimin klinik dhe prodhimin brenda Bashkimit Evropian…

