Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po përjeton një transformim të madh falë investimeve të konsiderueshme në pajisje moderne, shërbime të avancuara dhe infrastrukturë bashkëkohore, ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai theksoi se investimet kanë përfshirë fusha të ndryshme mjekësore, duke përmendur kardiologjinë invazive me…

Më shumë

Një tjetër foshnje palestineze ka vdekur në Rripin e Gazës pas ekspozimit ndaj motit ekstrem të ftohtë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Gazës, ndërsa një valë e fortë e të ftohtit vazhdon të marrë jetë njerëzish mes kushteve të këqija të jetesës. Në një deklaratë,…

Më shumë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e ndërmarrë dje në Prishtinë, ku u kontrolluan disa biznese që dyshohen për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit zhvilluan veprime hetimore ndaj personave…

Më shumë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar një sasi pajisjesh dhe mobilieri mjekësore nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Sipas njoftimit, pajisjet përfshijnë shtretër elektrikë për pacientë, karroca emergjente dhe procedurale, tavolina ekzaminimi, pajisje për sallat operative, si dhe mobilieri dhe pajisje mbështetëse për repartet dhe shërbimet diagnostike.…

Më shumë