Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Moti në vend sot do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell. Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometerologjik, vranësirat vende-vende mund të sjellin edhe riga lokale shiu. Temperaturat pritet të mbesin në vlera tipike për këtë periudhë, ndërsa në disa zona reshjet mund të paraqiten përkohësisht gjatë ditës.

Më shumë

Gjatë ditës së sotme Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Si pasojë e sulmit, Mehani po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha tha se Hysni Mehani ndalet deri nesër në spital, sepse do i…

Më shumë

Një studim i ri ka treguar se objektivi prej 10 mijë hapash në ditë nuk është domosdoshmërisht i nevojshëm për humbjen dhe ruajtjen e peshës. Sipas hulumtimit të publikuar nga Shoqata Evropiane mbi Studimet e Obezitetit, rreth 8,500 hapa në ditë mund të jenë të mjaftueshëm për të ndihmuar njerëzit…

Më shumë

Një studim i ri ka treguar se fëmijët në Britaninë e Madhe po bëhen më të gjatë mesatarisht, por ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me përmirësimin e shëndetit. Sipas hulumtuesve nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti College London, rritja e gjatësisë lidhet ngushtë me shtimin e obezitetit tek…

Më shumë