Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rutina e përditshme mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes

Jetë 14/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se mbajtja e një rutine të rregullt ditore, me orare të qëndrueshme aktiviteti dhe pushimi, mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit biologjik të plakjes.

Sipas studiuesve, personat e moshës së mesme dhe të moshuarit që kishin ritme më të forta dhe më të organizuara gjatë ditës dhe natës shfaqnin shenja të një moshe biologjike më të re, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Plakja biologjike lidhet me mënyrën se si funksionon trupi me kalimin e viteve dhe jo gjithmonë përputhet me moshën reale të një personi.

Disa njerëz plaken më ngadalë falë stilit të jetesës, gjumit cilësor dhe aktivitetit fizik të rregullt.

Në këtë studim morën pjesë mbi 200 të rritur me moshë mesatare rreth 68 vjeç. Studiuesit përdorën pajisje që maten në kyçin e dorës për të monitoruar aktivitetin, gjumin dhe periudhat e pushimit për një javë.

Të dhënat u krahasuan me analiza biologjike që matin “moshën epigjenetike”, një tregues modern i plakjes së organizmit.

Rezultatet treguan se personat me rutina më të qëndrueshme, më pak ndërprerje në gjumë dhe dallim të qartë mes aktivitetit gjatë ditës dhe pushimit gjatë natës kishin ritëm më të ngadaltë plakjeje.

Ekspertët besojnë se ritmet cirkadiane, cikli natyror 24-orësh i trupit luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor.

Sipas studiuesve, forcimi i këtyre rutinave përmes gjumit të rregullt, aktivitetit fizik dhe zakoneve të shëndetshme mund të bëhet një mënyrë e rëndësishme për të ruajtur shëndetin dhe për të ngadalësuar plakjen në të ardhmen. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakObeziteti, faktor ndikues në rritjen e fëmijëve britanikë
Artikulli i rradhës Sa hapa duhet të ecim për të mbajtur peshën nën kontroll?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.