- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer gjithsej 522 vizita specialistike dhe 52 pranime të pacientëve për trajtim spitalor. Sipas të dhënave të publikuara, aktualisht në këtë spital janë të shtrirë 195 pacientë. Gjatë kësaj periudhe, 296 pacientë kanë kryer analiza laboratorike, me gjithsej…
KQZ-ja ka pranuar listat me 917 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ndërsa katër parti politike që kishin njoftuar pjesëmarrjen nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për Ekonomia Online se më 12…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar…
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 11 deri më 17 maj 2026 shënohet Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, e cila këtë vit organizohet me moton “Të veprojmë për veten, për të tjerët, për të gjithë ne”. Sipas ministrisë, kjo javë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit…
Policia e Kosovës i ka arrestuar dy kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Spitalit, se kirurgët e arrestuar janë Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi. Prokuroria Themelore në Mitrovicë në një njoftim për media ka bërë të ditur se…
Një foshnje dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës. Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka thënë se njësitet i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është…
Me afrimin e zgjedhjeve të 7 qershorit, partitë politike kanë nisur publikimin e listave me kandidatët e tyre për garën elektorale. Teksa Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë publikuar tashmë listat e kandidatëve për deputetë, shkruan Gazeta Shneta Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës…
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S. dhe V.R., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale: “Marrje ryshfeti”. Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari E.S. në tri raste, ndërsa i dyshuari V.R. në pesë raste, kanë kërkuar…

