Në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer gjithsej 522 vizita specialistike dhe 52 pranime të pacientëve për trajtim spitalor.
Sipas të dhënave të publikuara, aktualisht në këtë spital janë të shtrirë 195 pacientë.
Gjatë kësaj periudhe, 296 pacientë kanë kryer analiza laboratorike, me gjithsej 4,645 analiza të realizuara.
Sa i përket shërbimeve diagnostike, janë kryer 142 ekzaminime me rëntgen, 39 me ultrazë dhe 14 rezonanca magnetike.
Në sallat e operacionit janë realizuar 12 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa janë regjistruar edhe 2 lindje, të dyja meshkuj.
Po ashtu, janë kryer 32 dializa, 6 ergometri, 12 ekokardiografi, 3 gastroskopi, 1 kolonoskopi dhe 51 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/



