- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar hetime në lidhje me dyshime për keqpërdorime të kontratave të furnizimit me barna dhe lista të pritjes në QKUK. Këtë informacion e ka konfirmuar vet Prokuroria në një përgjigje për Gazetën Shneta. “Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, në…
Kompania zvicerane farmaceutike Roche ka marrë miratimin evropian për një test gjaku që ndihmon në diagnostikimin dhe përjashtimin e sëmundjes së Alzheimerit. Testi, i quajtur Elecsys pTau217, është testi i parë i gjakut i miratuar në Evropë për të identifikuar shenjat e Alzheimerit dhe për të ndihmuar në diagnostikimin më…
Një studim i ri nga Universiteti Nagoya në Japoni sugjeron se identifikimi dhe shprehja e emocioneve me fjalë mund të ndihmojë në menaxhimin e ankthit, veçanërisht tek personat me tipare më të theksuara autike. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, ka analizuar lidhjen ndërmjet ankthit, pasigurisë dhe mënyrës…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu. Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 e deri 6 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do…
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) rreth kontratës për furnizim me barna esenciale dhe listat e pritjes së pacientëve për ndërhyrje. Kështu ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.…
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i shpeshtë i vezëve mund të lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit. Sipas gjetjeve, personat që konsumojnë vezë të paktën pesë herë në javë kanë një probabilitet më të vogël për t’u diagnostikuar me këtë formë…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të konkursit për drejtor të QKUK-së dhe dy spitaleve në Ferizaj dhe Vushtrri. Në testin me shkrim të konkursit për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kandidati Mentor Zejnullahu ka marr 62.5 pikë, derisa kandidati tjetër…
Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë të martës, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Prishtinës, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e kryeqytetit dhe Fushë-Kosovës. Drejtoria për Siguri dhe…

