Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Aplikacionet për monitorimin e ciklit menstrual janë bërë një mjet i përditshëm për miliona gra në mbarë botën, duke i ndihmuar ato të ndjekin ciklin, ovulacionin, simptomat, fertilitetin dhe ndryshimet hormonale. Megjithatë, një analizë e publikuar, ka ngritur shqetësime se disa prej këtyre aplikacioneve mund të mos mbrojnë në mënyrë…

Më shumë

Një studim mbi një çrregullim të rrallë gjenetik po tërheq vëmendjen e komunitetit shkencor, pasi mund të ndihmojë në zhvillimin e strategjive të reja për parandalimin e kancerit. Bëhet fjalë për sindromën Laron, një sëmundje e trashëguar që shkakton rezistencë ndaj hormonit të rritjes.  Personat me këtë sindromë kanë nivele…

Më shumë

Prej dy muajsh, në Klinikën e Onkologjisë raportohet për mungesë të ilaçit Palbo-ciclib, një produkt i kushtueshëm i cili përdoret në trajtimin e disa llojeve të kancerit të gjirit. Pacientët thonë se mungesa e terapisë ua rëndon edhe më shumë barrën financiare, por edhe atë emocionale, në përballje me sëmundjen.…

Më shumë

Sot  pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë veror. Sipas Meteo Kosova, parashihet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira ditore të cilat pasdite mund të zhvillohem dhe të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Edhe nëse ka zhvillime konvektive ato pritet të jenë…

Më shumë