Dr.Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit në ShBA, ka thënë se është e vështirë që vaksina AstraZeneca të shkaktojë mpiksje të gjakut.
Në një deklaratë, Collins tregoi se janë në pritje nga një raport përfundimtar nga Agjencia Evropiane e Barnave në lidhje me vaksinën nga AstraZeneca shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Gjithçka që kam dëgjuar deri më tani, do të tregonte se kjo është një nga ato gjëra ku mpiksja është një problem mjaft i zakonshëm, dhe ju keni 17 milionë persona që vaksinohen, disa prej të cilëve mund të kenë probleme shëndetësore”, tha Collins për CNN.
Ai shtoi tutje se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të shikojë me kujdes rezultatet e gjykimit të AstraZeneca./GazetaShneta/