- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Fatbardh Ramadani ka lindur më 5 korrik 1980 në Ferizaj, Kosovë. Shkollën fillore e ka ndjekur në Ferizaj nga viti 1986 deri në vitin 1994, ndërsa arsimin e mesëm e ka përfunduar në Shkollën e Mesme të Shkencave të Natyrës “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, në periudhën 1994-1998.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, Dr. Ramadani vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku diplomoi në Mjekësi të Përgjithshme në vitin 2004. Gjatë periudhës 2007-2015, ai përfundoi specializimin në Mjekësi Interne, duke u subspecializuar më tej në Endokrinologji.
Aktualisht, Dr. Fatbardh Ramadani është shef i Departamentit të Mjekësisë Interne në Spitalin Rajonal të Ferizajt dhe ushtron profesionin e endokrinologut. Përveç angazhimit të tij në spital, ai punon edhe në një klinikë private. Momentalisht, është në përfundim të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë “Kiril dhe Metodi” në Shkup, Maqedonia e Veriut. Dr. Ramadani është njohës i disa gjuhëve, përfshirë shqipen, anglishten, serbishten dhe maqedonishten, gjë që i mundëson të komunikojë me një gamë të gjerë pacientësh dhe kolegësh.
Gjatë karrierës së tij mjekësore, ai është përkushtuar përmirësimit të kujdesit shëndetësor në Kosovë, veçanërisht në fushën e Mjekësisë Interne dhe Endokrinologjisë. Kontributi i tij i vazhdueshëm në praktikën klinike dhe kërkimin shkencor e ka bërë një figurë të respektuar në komunitetin mjekësor të vendit. Përveç praktikës së tij klinike, ai është aktiv në edukimin e profesionistëve të rinj të shëndetësisë, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e tij për avancimin e shërbimeve shëndetësore në rajonin e Ferizajt dhe më gjerë.
Tel: +383 45 501 626
POSTIMET
Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e së dielës në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut në Shqipëri. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja ka qenë e fortë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet…
Aplikacionet për monitorimin e ciklit menstrual janë bërë një mjet i përditshëm për miliona gra në mbarë botën, duke i ndihmuar ato të ndjekin ciklin, ovulacionin, simptomat, fertilitetin dhe ndryshimet hormonale. Megjithatë, një analizë e publikuar, ka ngritur shqetësime se disa prej këtyre aplikacioneve mund të mos mbrojnë në mënyrë…
Një studim mbi një çrregullim të rrallë gjenetik po tërheq vëmendjen e komunitetit shkencor, pasi mund të ndihmojë në zhvillimin e strategjive të reja për parandalimin e kancerit. Bëhet fjalë për sindromën Laron, një sëmundje e trashëguar që shkakton rezistencë ndaj hormonit të rritjes. Personat me këtë sindromë kanë nivele…
Prej dy muajsh, në Klinikën e Onkologjisë raportohet për mungesë të ilaçit Palbo-ciclib, një produkt i kushtueshëm i cili përdoret në trajtimin e disa llojeve të kancerit të gjirit. Pacientët thonë se mungesa e terapisë ua rëndon edhe më shumë barrën financiare, por edhe atë emocionale, në përballje me sëmundjen.…
Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Anglisë (NHS) ka nisur programin e testimit rutinë të të gjithë të porsalindurve për atrofinë muskulore spinale (SMA), një sëmundje e rrallë gjenetike që prek qelizat nervore përgjegjëse për kontrollin e muskujve. SMA shkaktohet nga ndryshime në gjenin SMN1, i cili është përgjegjës për prodhimin e…
Kirurgu torakal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shqiptar Demaçi, ka ngritur shqetësimin për shtimin e rasteve të plagosjeve me armë të ftohta, duke bërë thirrje për më shumë kujdes dhe shmangie të konflikteve. Përmes një postimi publik, Demaçi ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të…
Sot pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë veror. Sipas Meteo Kosova, parashihet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira ditore të cilat pasdite mund të zhvillohem dhe të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Edhe nëse ka zhvillime konvektive ato pritet të jenë…
Një vajzë 12-vjeçare nga Anglia iu nënshtrua gjashtë cikleve të kimioterapisë dhe trajtimeve të tjera intensive për shtatë vjet, pasi u diagnostikua gabimisht me një sëmundje të rrallë autoimune. Sipas raportimit, Faye Condon u diagnostikua në moshën pesëvjeçare me dermatomiozit juvenil, një sëmundje inflamatore e rrallë që prek muskujt dhe…

