Dr.Anthony Fauci, ekspert i sëmundjeve infektive në SHBA, tha të mërkurën se një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara nuk do të arrijnë të testohen për vaksinën anti covid këtë vit.
Ai ka thënë se nëse planifikohet që vaksina të jetë e gatshme në dhjetor apo nëntor, atëherë jo të gjithë do kenë mundësi ta marrin atë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ata të cilët do të kenë përparësi në këtë rast janë stafi shëndetësor të cilët, janë më të rrezikuar, shtoi ai.
“Ne, nuk do të kemi të gjitha dozat në dispozicion, por ato mund të jenë të gatshme gjatë muajve në vijim”, tha Dr.Fauci./GazetaShneta/