Shtetet e Bashkuara kanë arritur në 4.2 milion raste të infektimit dhe 148,000 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Dr.Anthony Fauci tha se mijëra amerikanë mund të infektohen apo të humbin jetën nëse nuk menaxhohet situata e pandemisë shkruan CNN, trasnmeton GazetaShneta.
“Nëse i shikoni numrat e fundit që janë aktual, atëherë do kemi rritje të infeksionit dhe viktimave”, tha Fauci.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse vaksinat që po zhvillohen do kenë efekte të menjëhershme, të paktën një testim në SHBA ka hyrë në fazën e tretë.
Ndërsa, zyrtarët shëndetësor po u kërkojnë shtetit të zbatojnë masa të rrepta pasi numri i të infektuarve u rrit me lirimin e masave./GazetaShneta/