Shtatzënia me binjakë po që do të jetë një udhëtim sa i lodhshëm dhe i lumtur.
Për këtë arsyje, më poshtë janë disa fakte të cilat lidhen më shtatzëninë me binjakë shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.
-Mund të përjetoni simptomat si nauze, të vjellura më shumë
Të mbeteni shtatzënë me binjakë mund të nënkuptojë nivele të larta të hormoneve.Hormoni i hCG është shpesh më i lartë në shtatzëninë binjake dhe është hormoni që shkakton vjellje.
-Binjakët fitojnë lidhje të përbashkëta ndërsa ndodhen në barkun e nënës
Binjakët zakonisht kanë lidhje të veçanta.Edhe gjatë lindjes, binjakët duket se tregojnë sjellje sociale mes njëri-tjetrit.
-Duhet të llogarisni kaloritë, por jo të ushqeheni për tre persona
Ju nevojitet rreth 300 kalori shtesë në ditë për një shtatzëni.Për një shtatzënisë binjake e tëra që ju duhet të konsumoni është 500-600 kalori shtesë në ditë.
-Binjakët mund të rriten ndryshe
Edhe binjakët identik rrallë se mund të kenë një peshë të barabartë.Ka një numër arsyjesh që mund të ndikoj në peshën e binjakëve.
-Bëhuni gati për një lindje të parakohshme
Përderisa disa nëna mirëpresin javën e 40-të të shtatzënisë, nënat me binjakë mund të lindin në javën e 37-të në 60% të rasteve./GazetaShneta/