- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Fisnik V. Shehu, doktor specialist i Mjekësisë Orale dhe Parodontologjisë (Periodontist). Ai ka kryer Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa specializimin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Dr. Shehu ka përvojë pune mbi 13-vjeçare dhe që nga viti 2010 ka qenë i fokusuar në punën për shpëtimin e dhëmbëve si dhe me avancimin profesional në stomatologjinë moderne.
Si specialist në fushën e Parodontologjisë në vendosjen e implanteve, përdorimin dhe aplikimin e kockave, membranave artificiale, pacientëve tanë u janë shtuar mundësitë që të ruajnë dhëmbët e tyre, duke u dhënë atyre një arsye për të buzëqeshur.
Nga viti 2011 e deri më sot, ai ka marr pjesë në mbi 30 trajnime të specializuara
dhe konferenca ndërkombëtare.
POSTIMET
Barnat kundër obezitetit sjellin humbje peshe, por jo domosdoshmërisht përmirësojnë cilësinë e jetës
Barnat e reja për trajtimin e obezitetit mund të shkaktojnë humbje të konsiderueshme në peshë, por një analizë e madhe shkencore tregon se këto përfitime nuk shoqërohen gjithmonë me përmirësim të cilësisë së jetës apo shëndetit të përgjithshëm. Studimi i ri zbuloi se medikamentet që shkaktojnë humbjen më të madhe…
Të përzierat e rënda gjatë shtatzënisë mund të rrisin rrezikun për komplikime serioze si për nënën ashtu edhe për foshnjën, sipas një studimi të ri amerikan. Gjendja e njohur si hiperemeza gravidarum (HG), e cila karakterizohet nga të përziera dhe të vjella të vazhdueshme e të rënda gjatë shtatzënisë, prek…
Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka hapur zyrtarisht regjistrimin për pjesëmarrje në Kongresin e VIII të Mjekësisë, i cili do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor në Hotel Emerald në Prishtinë. Sipas njoftimit të OMK-së, kongresi i sivjetmë do të organizohet me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor…
Në vitin 2016, shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi fitoi Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për një zbulim të rëndësishëm mbi mënyrën se si funksionojnë qelizat e trupit të njeriut dhe që ia vlen të kujtohet në çdo kohë, sidomos pas veprimit të fundit që shkencëtari ka bërë. Ohsumi zbuloi mekanizmat…
Shëndeti i gruas gjatë shtatzënisë mund të japë sinjale të hershme për rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, hipertensionit dhe çrregullimeve metabolike në vitet pas lindjes, edhe kur shtatzënia ka kaluar pa komplikime. Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore JAMA Network Open.…
Shumë gra shtatzëna ekspozohen ndaj kimikateve të ndryshme në mjedisin e përditshëm, dhe disa prej këtyre substancave mund të lidhen me ndryshime në kohëzgjatjen e shtatzënisë dhe peshën e foshnjës në lindje, sipas një studimi të ri amerikan. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore “JAMA Network Open”, analizoi të dhënat…
Drejtori i shërbimeve tekniko-administrative, Fisnik Dobra në QKUK, ka thënë janë ndërruar shtatë shtretër në këtë klinikë të martën dhe se edhe një pritet të ndërrohet. Ai ka thënë se kjo klinikë pritet të furnizohet me 50 artikuj të ri, duke përfshirë edhe shtretër. Reagimi në këtë klinikë vije pas…
Një test i thjeshtë gjaku nga gishti mund të shndërrohet në një mjet të dobishëm për monitorimin e shëndetit metabolik te pacientët me kancer dhe sëmundje të tjera kronike, sugjeron një studim i publikuar në revistën shkencore Frontiers in Science. Studiuesit propozojnë përdorimin e Indeksit Glukozë-Ketone (Glucose Ketone Index –…

