Sot në ambientet e QKMF- së ” Nënë Tereza “ në Klinë është bërë pranim-dorëzimi i detyrës se drejtorit të QKMF-së, ku drejtor u zgjodh specialisti i Mjekësisë Familjare prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj.
Kjo ceremoni filloi me fjalimin e drejtorit të deritashëm Dr Haxhi Ibishi i cili falënderoi punëtorët e QKMF -së për bashkëpunimin kryetarin e Komunës së Klinës Prof.Dr. Zenun Elezaj dhe po ashtu falënderoi DSHMS-në në krye me z. Agron Bacaj dhe Komunën e Klinës për bashkëpunimin e deritashëm, shkruan Gazeta Shneta.
Dr. Ibishi tha se brezave te Komunës se Klinës po ju lë një drejtor i cili ka qenë i përkushtuar në te gjitha sferat e shëndetësisë, ndërsa drejtori i DSHMS- së z.Agron Bacaj i uroi suksese drejtorit të ri si dhe i ofroi mbështetje për të gjitha projektet në sferat e shëndetetësisë.
Drejtori i ri Bojaj falënderoi ish drejtorin Ibishi për bashkëpunimin si dhe premtoi bashkëpunime me komunën e Klinës në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimeve dhe imazhi I QKMF-së të jetë shembull për kujdesin parësor shëndetësor në Kosovë./Gazeta Shneta/




