Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës për deputetë

Lajme 13/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dr. Metë Shatri i është bashkuar Lëvizja VETËVENDOSJE dhe do të jetë pjesë e listës së kësaj partie për deputetë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka prezantuar profilin profesional dhe akademik të Dr. Shatrit, duke theksuar se ai vjen nga fshati Tomoc i Komunës së Istogut dhe nga një familje me traditë atdhetare dhe kontribut për çështjen kombëtare.

Sipas njoftimit, Dr. Metë Shatri shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Istog, ndërsa studimet universitare në drejtimin Stomatologji i ka ndjekur në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka diplomuar në vitin 2013. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2020 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.

Kurti ka vlerësuar gjithashtu angazhimin profesional të Shatrit në fushën e stomatologjisë, duke përmendur trajnimet dhe avancimet e shumta profesionale që ai ka ndjekur ndër vite.

Dr. Shatri është themelues dhe udhëheqës i ordinancës specialistike stomatologjike “DentLine”, ku ushtron veprimtarinë e tij profesionale.

Në fund të postimit të tij, Kurti i ka uruar mirëseardhje në subjektin politik me fjalët: “Mirë se vjen, Metë!”

Artikulli paraprakGjykata Supreme shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK
Artikulli i rradhës Erërat e forta shkaktuan dëme në Prishtinë, Fushtica: Janë realizuar 17 intervenime emergjente

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.