Drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK Dr. Shemsi Veseli, nuk është infektuar me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai në një deklaratë për Gazetën Shneta, ku edhe ka treguar publikisht rezultatin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“Ditën e djeshme kam bërë test në IKSHPK, por rezultati ka qenë i dyshimtë dhe është përsëritur sot dhe përfundimisht ka dal negativ”, ka deklaruar Veseli.
Ai ka bërë të ditur se në klinikën të cilën e udhëheq ai janë tre anëtar të stafit mjekësor të infektuar me Covid, dhe dy laborant në Klinikën Emergjente. /Gazeta Shneta/