Dr. Shpëtim Thaçi

Specialist i Pulmologjisë

Dr. Shpëtim Thaçi është specialist i pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Pulmologjisë.

Ai ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2019, ndërsa titullin Doktor i Shkencave Mjekësore e ka fituar në vitin 2021.

Përveç punës klinike, Dr. Shpëtimi nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë Asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Katedra e Fiziologjisë.

Në vitet 2022-2023 ka ligjëruar si Profesor Asistent në Kolegjin Universum.
Ndërsa nga viti 2023 mban pozitën e Asistentit të rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë në Mjekësi Interne-Pulmologji.

Dr. Shpetimi është autor dhe bashkautor i një numri të punimeve shkencore të publikuara në revista prestigjioze

Tel: 044 642 863

Email: [email protected]

POSTIMET

Parlamenti gjerman ka miratuar një paketë të re reformash për sistemin shëndetësor, me synim përmirësimin e mënyrës së organizimit, financimit dhe ofrimit të shërbimeve mjekësore në vend. Reforma synon të adresojë sfidat me të cilat përballen spitalet gjermane, përfshirë rritjen e kostove, mungesën e stafit dhe presionin e shtuar mbi…

Më shumë