Dr. Shpëtim Thaçi

Specialist i Pulmologjisë

Dr. Shpëtim Thaçi është specialist i pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Pulmologjisë.

Ai ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2019, ndërsa titullin Doktor i Shkencave Mjekësore e ka fituar në vitin 2021.

Përveç punës klinike, Dr. Shpëtimi nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë Asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Katedra e Fiziologjisë.

Në vitet 2022-2023 ka ligjëruar si Profesor Asistent në Kolegjin Universum.
Ndërsa nga viti 2023 mban pozitën e Asistentit të rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë në Mjekësi Interne-Pulmologji.

Dr. Shpetimi është autor dhe bashkautor i një numri të punimeve shkencore të publikuara në revista prestigjioze

Tel: 044 642 863

Email: [email protected]

POSTIMET

Një terapi eksperimentale e zhvilluar për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare nuk ka arritur objektivin kryesor në një studim klinik të fazës së avancuar, duke sjellë zhgënjim për kompaninë farmaceutike që po zhvillonte trajtimin. Sipas raportimeve, studimi kishte për qëllim të vlerësonte nëse terapia mund të përmirësonte rezultatet shëndetësore tek pacientët…

Më shumë

Sot pritet të mbajë mot shumë i nxehtë veror dhe me zagushi të fortë, por pasdite në disa rajone pritet destabilizim i fuqishëm i atmosferës, me zhvillime të fuqishme konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Sipas Meteo Ballkan, për shkak të temperaturave…

Më shumë

Rritja e neutrofileve gjatë shtatzënisë është zakonisht një ndryshim normal fiziologjik që ndodh si pjesë e përshtatjes së sistemit imunitar. Megjithatë, në disa raste, nivelet shumë të larta mund të lidhen me gjendje të caktuara, si diabeti gestacional, prandaj është e rëndësishme të ndiqen kontrollet e rregullta prenatale. Neutrofilet janë…

Më shumë

Fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëhen një nga brezat më të pashëndetshëm të dekadave të fundit, pasi treguesit kryesorë të shëndetit të fëmijëve janë përkeqësuar ose kanë ngecur, paralajmërojnë pediatër të njohur. Një analizë e publikuar nga Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve (RCPCH) shqyrtoi 12…

Më shumë