Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Valbon Krasniqi: Testet serologjike s’duhet të përdoren për diagnostikim

Lajme 01/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushtruesi i detytës së drejtorit të SHSKUK-së, infektologu Dr. Valbon Krasniqi, ka deklaruar se testet serologjike që po bëhen në laboratorët private nuk duhet të përdoren për diagnostikimin e sëmundjes Covid-19

Krasniqi ka thënë se shumica e rasteve pozitive janë nga testet e IKSHPK-së, pasi që sipas tij, të njëjtat s’mund të përzihen me ato serologjike që bëhen në institucione shëndetësore private.

“Laboratorët privat janë rishtas, dhe shumica e testeve janë nga IKSHPK. S’mund të përziejmë testin PCR dhe atë serologjik. Testet serologjike flasin për diçka tjetër, Flasin për disa mundësi që mund ta keni pas virusin, apo ndoshta jeni në fillim a në fund. Askund në botë këto teste s’përdorën për diagnostifikim, janë të mirë dhe të vlefshme për mundësi të personit nëse ka kriju imunitet apo që e ka pas”.

Krasniqi tutje tha se vetëm testet PCR tregojnë gjendjen momentale. “S’guxojmë asesi ta harrojmë ekzaminimin klinik te pacientit. Nganjëherë testet s’janë 100 për qind të sakta”.

Infektologu tha më tej se për shkak të pandemisë ishte një verë e rënduar, por që duhet të jemi të gatshëm edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

“Ishte verë e rënduar për ne dhe shtetet e tjera. Është një virus me shumë të panjohura dhe po sillet me të panjohura. Po arrin të përhapet e të shkaktojë edhe forma të rënda të sëmundjes. Është shumë e vështirë të parashikohet se çka do të ndodhë në vjeshtë. Ende s’është e saktë e s’ka studime nëse dikush e ka kalu se sa do të zgjas imuniteti dhe a mund të sëmuret. Dhe sa është në masë të madhe përhapja e infeksionit. Po ashtu s’dihen as mutacionet apo ndryshimet që mund t’i pësojë ky virus. Praktikat tregojnë virusi mund të bëhet më agresiv. Ne duhet të përgatitemi për vjeshtë e dimër, qoftë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve humane, qoftë me shtretër dhe në ruajtje të shërbimeve vitale”, tha ai. Krasniqi tha s’e skanë vetëm pacientë me Covid por edhe të tjerë. /ekonomiaonline

Artikulli paraprakGjërat që duhet të dini nëse keni Fibrozë
Artikulli i rradhës Infermieri që punoi në intensivën Covid, gjobitet 35 euro për mosmbajtje të maskës në veturë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.