Infermieri i Klinikës së Gjinekologjisë Liburn Dema, i cili ka punuar për 1 muaj në intensivën e Mjekësisë Sportive ku trajtohen rastet e rënda me Covid, është gjobitur për mosmbajtje të maskës në veturë.
Dema i ka treguar Gazetës Shneta fletparaqitjen për kundërvajtje ku policia ka shkruar se “i njëjti gjatë vozitjes nuk kishte të vendosur maskën mbrojtëse ndaj Covid-19”.
Gjoba është shqiptuar nga Policia në rajonin e Gjilanit, në kohën kur Dema po voziste veturën dhe brenda ishin bashkëshortja e tij dhe fëmijët.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës obligon mbajtjen e maskave jashtë shtëpisë, ndërsa Ligji i miratuar anti Covid ka përcaktuar gjobën prej 35 euro për mos mbajtjen e maskave por nuk ka specifikuar se në cilat rrethana duhet të dënohen qytetarët. /Gazeta Shneta/