Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ardian Millaku, tre ditë më parë ka dorëzuar dorëheqjen nga kjo pozitë tek menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Millaku pozitën e drejtorit e mori vetëm një muaj më parë. Ai në një përgjigje për Gazetën Shneta, ka sqaruar arsyet e dorëheqjes.
“Për arsye personale, e kam parë që më shumë mund të kontribojë si profesionistë shëndetësorë se sa si menaxher. E pash që më shumë merresha me punë administrative se sa profesionale. Nuk kam pas ndonjë presion a diçka vetëm arsye personale”, tregon ai.
Në anën tjetër, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ende nuk e ka aprovuar kërkesën e tij për dorëheqje. /Gazeta Shneta/




