Nga 392 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike katër prej tyre kanë rezultuar pozitive me coronavirus.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu thuhet se tetë qytetarë janë shëruar përderisa nuk raportohet për të vdekur me SARS-CoV-2.
Aktualisht në Kosovë janë 123 raste aktive me COVID-19.
Në raportin e ministrisë poashtu thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 71 doza të vaksinave anti-COVID.
Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit. /Gazeta Shneta/




