Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Duart tek njerëzit me diabet preken më shpesh nga forma e gishtit të këmbëzës

Jetë 21/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
gishti i kembezes -diabeti
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gishtat e kyçur, të njohur si ‘gishtat e këmbëzës’ janë më të zakonshëm tek njerëzit me diabet sesa në popullatën e përgjithshme.

Një studim i drejtuar nga Universiteti Lund në Suedi, tregon se rreziku për t’u prekur rritet në rastin e sheqerit të lartë në gjak. Studimi është publikuar në ‘Diabetes Care’, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Gishti i këmbëzës do të thotë që një ose më shumë gishta, shpesh gishti i unazës ose gishti i madh, përfundojnë në një pozicion të përkulur që është e vështirë të drejtohet.

Kjo është për shkak të trashjes së tendinave, të cilat përkulin gishtin, dhe mbështjellësit të tyre të indit lidhës, që do të thotë se gishti fiksohet në një pozicion të përkulur drejt pëllëmbës.

Është një gjendje e dhimbshme që shpesh mund të trajtohet me injeksione kortizonike, por ndonjëherë kërkon kirurgji.

“Në klinikën e kirurgjisë së duarve kemi vërejtur prej kohësh se personat me diabet, si të tipit 1 ashtu edhe të tipit 2, preken më shpesh nga gishti i këmbëzës. Mbi 20 për qind e atyre që kërkojnë operacion për këtë gjendje janë pacientë që kanë ose do të zhvillojnë diabeti”, thotë Mattias Rydberg, student i doktoraturës në Universitetin e Lundit, mjek rezident në Spitalin Universitar Skåne dhe autori i parë i studimit.

Mekanizmat pas rritjes së rrezikut janë të panjohura, por ka teori që niveli i lartë i sheqerit në gjak i bën tendinat fleksore dhe mbështjellësit e tyre të indit lidhës më të trashë, duke i bërë ato të bllokohen më lehtë.

Dihej dhe më parë se individët me sheqer të pamenaxhuar në gjak janë më të prirur ndaj bllokimeve nervore në duar. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakOBSH: Numri i vdekjeve nga epidemia e Ebolës në Ugandë rritet në 44
Artikulli i rradhës Studimi i ri tregon se disa ushqime reduktojnë afshet e nxehta të lidhura me menopauzën me 88%

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.