Gjetja e mjeteve për t’i bërë fëmijët të sillen në mënyra të caktuara ose për të bërë gjëra që nuk duan të bëjnë mund të jetë sfiduese. Dhe shumica e prindërve në një moment do të kishin ofruar ëmbëlsira si shpërblim për të përfunduar gjellën me perime ose për të pastuar dhomën e tyre, transmeton GazetaShneta.
Por kjo ngre disa pyetje rreth marrëdhënies që ne mund të inkurajojmë mes fëmijëve tanë dhe ushqimit. A duam që fëmijët ta shohin ushqimin si lëndë të nevojshme për trupin apo si një gatesë që duhet ta kenë domosdo? Po ashtu prindërit që “shpërblejnë” fëmijët me ushqime të përpunuar, a po kontribuojnë që të preferojnë shije të gabuara të ushqimeve?
A duhet të përpiqemi t’u mësojmë fëmijëve tanë të bëjnë gjënë e duhur për hir të saj dhe jo me shpresën që do të shpërblehen, shtron pyetjen “The Conversation”.
Sipas psikologut për fëmijë, David Haëes, problemi me përdorimin e ushqimit si shpërblim për nxitjen e fëmijëve nuk është se është e dëmshme – vetëm se nuk është shumë efektive. Hulumtimi I tij ka gjetur se fëmijët me sjelljeje të rënda shpesh përmirësohen në mënyrë dramatike kur prindërit paraqesin strategji shpërblimi që mund të duken kundërshtuese.
“Në vend që të përpiqesh të përdorësh një lloj shpërblimi në një mënyrë të parashikueshme, është shumë më e fuqishme të përdorësh një sërë shpërblimesh të paparashikueshme. Për shembull, në vend që tu premtoni një shpërblim të veçantë (si çokollata) për sjelljen e ardhshme, përgjigjuni menjëherë ndaj sjelljes së mirë dhe në mënyra që fëmija nuk pret (ndoshta çokollata, ndoshta një përqafim)”, ka thënë ai.
Sipas tij, shpërblimi më i fuqishëm është shpesh diçka që fëmijët as nuk mendojmë si një shpërblim – prindërit që shpenzojnë kohë me fëmijët (të tilla si loja së bashku pas sjelljes pozitive). Prandaj, ushqimi mund të shfaqet diku në një plan shpërblimi efektiv, por shpërblimet që gjenden në marrëdhëniet prind-fëmijë llogariten për shumë më tepër se ato që gjenden në frigorifer.