Shumë prej nesh jetojmë duke përcjellur thënien e dëgjuar shpesh se njeriut i duhen tetë orë punë, tetë orë kohë të lirë, tetë orë gjum. Mençuria konvencionale ka kohë që na thotë se kemi nevojë për tetë orë gjumë në ditë, por disa betohen se kanë nevojë për më shumë, dhe disa (kryesisht politikanët) thonë se funksionojnë mirë edhe me katër ose pesë orë, transmeton GazetaShneta.
Pra, a kërkon truri i njeriut tetë orë ose a është ndryshe për të gjithë? “The Conversation” ka pyetur katër ekspertë nëse të gjithë kanë nevojë për tetë orë gjumë në ditë.
Ja përgjigjet:
Chelsie Rohrchelib – Neuroshkencëtare:
Disa individë që preferojnë të flenë pak kanë nevojë vetëm për shtatë orë, ndërsa të tjerët, “gjumashët” kërkojnë rreth nëntë orë. Në kundërshtim me besimin popullor, është jashtëzakonisht e rrallë për një person që të kërkojë më pak se gjashtë orë gjumë për një natë, dhe ata që e bëjnë këtë kërkesë për veten e tyre janë pothuajse gjithmonë në të privuar nga gjumi. Pra, është më mirë të lejoni që truri juaj të diktojë sasinë e gjumit që i nevojitet, në vend që të besoni që mund të arrini në më pak se mesatarja prej shtatë deri në nëntë orë.
Crystal Grant – Eksperte e gjumit:
Shumica e të rriturve në moshën 18-64 vjeç kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë për natë. Një mënyrë për të përcaktuar sasinë e gjumit që ju përshtatet është që t’i kushtoni vëmendje asaj se si ndjeheni (humori, nivelet e energjisë dhe shëndeti i përgjithshëm). Nëse ndiheni të përgjumur gjatë ditës ose keni nevojë për një nxitje shtesë të kafeinës, mund t’ju nevojitet të rritni sasinë e gjumit që po merrni. E rëndësishmja, mos e shtyni gjumin në fund të listës tuaj. Bëni gjum kualitativ dhe fjetjen kthejeni në prioritetin tuaj.
Gorica Micic – Eksperte e gjumit:
Treguesi më i mirë nëse jeni duke fjetur mjaftueshëm dhe mirë është se si ndiheni gjatë ditës. Nëse ndiheni të përgjumur, atëherë mund të keni nevojë për më shumë gjumë. Gjumi ynë duhet gjithashtu ulet me moshën, ështu që foshnjat e porsalindura mund të kenë nevojë në mes 12 dhe 18 orë gjumë, ndërsa të rriturit pe të moshuarit mund tu duhen vetëm gjashtë apo shtatë orë.
Hailey Meaklim – Psikologe:
Disa njerëz funksionojnë mirë me më pak se gjashtë orë, dhe në fakt mund të përjetojnë pagjumësi kur synojnë të flenë për tetë orë çdo natë. Sidoqoftë, ata qe flenë më shkurt janë të rrallë dhe udhëzimet e tanishme rekomandojnë që të rriturit të marrin të paktën shtatë orë në natë rregullisht për të parandaluar probleme shëndetësore, siç janë sëmundjet e zemrës ose depresioni.