Shumë nga produktet anti-age apo ndryshe të njohura si produkte kundër plakjes, premtojnë se mund të kthejnë kohën pas, për një fytyrë më të ndritshme, më të butë, dhe më të re në dukje. Dhe, shumë nga femrat në botë, besojnë këtë premtim duke shpenzuar të holla të majme për këtë serum magjik, kremë fytyre apo në çfarëdo forme që servohet në treg. Por, pyetja është, a munden këto produkte me të vërtetë të bëjnë moshën 40-vjeçare të duket si 20?
Bazuar në hulumtimet e fundit të American Chemical Society, kjo nuk përkon me realitetin. Sipas ekspertëve të këtij departamenti, përbërësit e produkteve anti-age, si retinoidët, hirdoksi-acidi, vitaminët dhe peptidët kanë efekt në lëkurën tuaj, por jo kaq efikase, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët e American Chemical Society, theksojnë se shumë faktorë në përditshmërinë tonë ndikojnë në elasticitetin e lëkurës, siç është edhe dielli me 80% të ndikimit, prandaj, pasi lëkurë të humbë elasticitetin e saj, nuk ekzistonë ndonjë produkt, i cili bën mrekulli dhe e rikthen atë. Sipas tyre, kremrat anti-age, mund të bëjn një ndryshim të vogël por asnjëherë të tërheqë lëkurën mjaftueshëm e të duket si në moshën 20 vjeçare. /Gazeta Shneta/