Herën tjetër kur vendosni për të marrë fëmijët në park për tu luhatur në kolovajzë, as mos mendoni të hipni me ta.
Të paktën jo derisa ta keni lexuar këtë histori alarmante nga “The New York Times”, transmeton Gazeta Shneta.
Historia fillon atëherë kur Katie Dickman ishte në një park me vajzën e saj 18 muajshe Hannën kur ajo hipi bashkë me të në kolovajzë, përderisa fëmijën e mbante në prehër.
Por, papritmas gjysma e këmbës së Hannas u kap në anën e kolovajzës. Kur zbritën poshtë, vajza nuk mund të ecte. Mjeku që vizitoj vogëlushen pohoi se kishte thyer një asht.
Sipas “The New York Times”:
“Ndonëse askush nuk mban statistika kombëtare, specialistët ortopedikë thonë se ata trajtojnë një numër të madhë të fëmijëve të moshave të ndryshme çdo vit me këmbë të thyera, si pasojë që kanë hipur në luhatëse në prehërin e prindit të tyre.
Një studim në “Winthrop University Hospital” në Mineola të New Yorkit, zbuloi se gati 14 % e thyerjeve të këmbëve gjatë një periudhe 11 mujore përfshijnë fëmijët që hipin nëkolovajzë së bashku me prindin.” /Gazeta Shneta/