Përhapja e vaksinave të koronavirusit ka pësuar një pengesë pasi rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar paralajmëruan njerëzit që kanë një histori të reaksioneve alergjike të rëndësishme nuk duhet të marrin aktualisht vaksinën Pfizer / BioNTech.
Paralajmërimi vjen pasi dy anëtarë të stafit të Shërbimit Kombëtar Nacional në Angli (NHS) të cilët kishin marr vaksinën Covid-19, të martën dita e parë të programit të vaksinimit masiv – kishin shfaqur reaksione alergjike, shkruan Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Lajmi bëri që Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) të lëshojë këshilla paraprake për personat që kanë një histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme” ndaj ilaçeve, ushqimit ose vaksinave nuk duhet të marrin vaksinën.
“Çdo person me histori të një reaksioni të rëndësishëm alergjik ndaj një vaksine, ilaçi ose ushqimi (siç është historia e mëparshme e reaksionit anafilaktik) nuk duhet të marrin vaksinën Pfizer / BioNtech. /Gazeta Shneta/