Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech janë shumë efektive kundër shtrimeve në spital për të paktën gjashtë muaj

Jetë 05/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy doza të Pfizer/BioNTech janë 90% efektive kundër shtrimeve në spital për COVID-19 për të gjitha variantet, përfshirë Deltën, për të paktën gjashtë muaj, konfirmon një studim i ri nga Kaiser Permanente dhe kompania Pfizer i botuar në The Lancet.

Efektiviteti kundër të gjitha infeksioneve SARS-COV-2, ra gjatë periudhës së studimit me një ulje nga 88% brenda një muaji pas marrjes së dy dozave të vaksinës deri në 47% pas gjashtë muajsh pas dozës së fundit, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Këto gjetje janë në përputhje me raportet paraprake nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Ministrinë e Shëndetësisë të Izraelit që gjetën reduktime të vaksinës kundër infeksionit pas afërsisht gjashtë muajsh.

Studiuesit thonë se ky studim thekson rëndësinë e përmirësimit të normave të vaksinimit COVID-19 në mbarë botën dhe monitorimin e efektivitetit të vaksinave për të përcaktuar se cilat popullata duhet të kenë përparësi për të marrë injeksione përforcuese.

“Studimi ynë konfirmon se vaksinat janë një mjet kritik për kontrollin e pandemisë dhe mbeten shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe shtrimin në spital, përfshirë Deltën dhe variantet e tjera shqetësuese. Mbrojtja kundër infeksionit bie në muajt pas një doze të dytë. Ndërsa kjo studimi siguron dëshmi se imuniteti dobësohet për të gjitha grupmoshat që kanë marrë vaksinën, Komiteti Këshillimor i CDC për Praktikat e Imunizimit ka bërë thirrje për kërkime shtesë për të përcaktuar nëse injeksionet përforcuese duhet të vihen në dispozicion për të gjitha grupmoshat që kanë të drejtë për këtë vaksinë”, thotë autore kryesore e studimit Dr. Sara Tartof. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVariantet shqetësuese të SARS-CoV-2, veçanërisht Delta më virulente sesa lloji origjinal
Artikulli i rradhës Dy raste të vdekjes dhe 38 qytetarë janë infektuar me Covid brenda 24 orëve të fundit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.