Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Variantet shqetësuese të SARS-CoV-2, veçanërisht Delta më virulente sesa lloji origjinal

Jetë 05/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i madh nga Ontario konfirmon se variantet shqetësuese të SARS-CoV-2 (VOCs), veçanërisht varianti Delta, janë më virulente sesa lloji burimor i virusit, duke rritur rrezikun e njerëzve për shtrimin në spital, pranimin në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) dhe humbje jete për shkak të COVID-19. Hulumtimi është botuar në CMAJ (Canadian Medical Association Journal).

Studimi përfshiu 212,326 raste të COVID-19 të raportuara midis 7 shkurtit dhe 26 qershorit 2021, në Ontario, provinca më e madhe e Kanadasë me një popullsi prej gati 14.8 milion banorësh, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Variantet shqetësuese përfshijnë ato me mutacionin N501Y si Alfa, Beta dhe Gama si dhe Delta, të cilat kanë zëvendësuar llojin origjinal SARS-CoV-2.

Deri në prill 2021, varianti Delta ishte i pranishëm në Ontario dhe ishte lloji dominues deri në muajin korrik 2021.

Shfaqja e varianteve të reja SARS-CoV-2 ka ngadalësuar dalje nga pandemia në tre mënyra të dallueshme, përkatësisht duke rritur transmetueshmërinë dhe numrin e riprodhimit të virusit, duke zvogëluar përgjigjjen imune dhe duke ndikuar në rënien e efektivitetit të vaksinës si dhe duke rritur virulencën e SARS-CoV-2″, shkruajnë bashkëautorët Dr. David Fisman dhe Ashley Tuite, nga Universiteti i Torontos, Ontario.

Disa nga gjetjet e këtij studimit janë këto:

– Njerëzit e infektuar me variantet COVID ishin më dukshëm në mesin e të rinjve dhe më pak të ngjarë të kishin sëmundje shoqëruese.

– Infeksionet me të mëdha ishin më të zakonshme në zonën e Torontos dhe Hamilton, zona më e madhe metropolitane e Ontarios.

– Variantet Delta ishin dukshëm më pak të zakonshme në Otava, zona e dytë metropolitane më e madhe e Ontarios.

Me infeksionet Alfa, Beta dhe Gama, rreziqet e shtrimit në spital ishin 52% më të larta, pranimi në kujdesin intensiv ishte 89% më i lartë dhe humbja e jetës si pasojë e infeksionit ishte deri më 51% ndërsa me infeksionet Delta, rreziqet ishin përkatësisht 108%, 235% dhe 133% më të larta në krahasim me variantet e tjera. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDoza e dytë e vaksinës e nevojshme për individët e infektuar me COVID menjëherë pas dozës së parë
Artikulli i rradhës Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech janë shumë efektive kundër shtrimeve në spital për të paktën gjashtë muaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.