Dy ekipe të Klinikës së Anestezionit me Mjekim Intensiv kanë shkuar në vetizolim pas konfirmimit pozitiv me Covid-19 të një pacienti i cili ishte pranuar të dielën.
Lajmi është konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët kanë bërë të ditur se ndërrimi i ditës së shtunë dhe ditës së diel janë vetizoluar për shkak të sigurisë. Ata pritet të testohen të premten nga Instituti Kombëtar, shkruan Gazeta Shneta.
“Një paciente e shtruar në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ka rezultuar ditën e diele pozitiv në SARS-COV-2. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit, ndërrimi i ditës së diele i Klinikës së Anesteziologjisë dhe ndërrimi i ditës së shtune, i kësaj klinike: 5 mjekë, 14 infermierë, 2 higjienistë dhe 2 bartës, janë futur në vetizolim, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Të njëjtëve, do t’u bëhen testet gjatë javës për SARS-COV-2, derisa pacientja, të dielën është shtruar për Mjekim në Klinikën Infektive”.
“Shërbimi mjekësor në Klinikën e Mjekimit Intensiv, vazhdon , pasi që menaxhmenti aty ka riorganizuar ekipet e tjera me qëllim që shërbimi të mos mbetet pa personelin e nevojshëm për ofrim të shërbimeve mjekësore për pacientët”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Shneta/