Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy kompanitë gjigante farmaceutike në rrugë për vaksinën e gjashtë anti – COVID

Lajme 17/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjiganti farmaceutik francez dhe britanik, Sanofi dhe GlaxoSmithKline janë kandidat të rinj për vaksinat Covid-19.

Vaksina e tyre anti – Covid tregoi një përgjigje të fortë imune në të rriturit nga mosha 18 deri në 95 vjeç dhe nuk kishte shqetësime sigurie në provën e fazës së dytë të hulumtimeve klinike, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Ky studim mbi vaksinën e gjashtë me radhë regjistroi 722 vullnetarë në Shtetet e Bashkuara dhe Honduras të cilët morën dy doza me 21 ditë distancë dhe në tre nivele të ndryshme të dozës.

Kompanitë thanë se vaksina shkaktoi antitrupa neutralizues të krahasueshëm me ato të gjeneruara nga infeksioni natyror, me nivele më të larta tek njerëzit e moshës 18 deri në 59 vjeç.

Pjesëmarrësit që ishin infektuar më parë me Covid-19 treguan nivele të larta të antitrupave neutralizues pas një doze të vetme, duke sugjeruar që doza e parë e vaksinës mund të punojë si një shtesë përforcuese, thanë kompanitë.

Rezultatet e fazës së dytë ende nuk janë shqyrtuar nga kolegët ose botuar në një revistë mjekësore.

Çfarë është më tej: Kompanitë thanë se së shpejti do të fillojnë një hulumtim të gjithëmbarshëm të fazës së tretë, ku pritet të regjistrojë më shumë se 35.000 të rritur nga një sërë vendesh.

Me rezultate pozitive të fazës së tretë dhe rishikime rregullatore, vaksina mund të aprovohet për përdorim në tremujorin e katërt të 2021, thanë kompanitë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVaksina Pfizer/BioNTech mund të ruhet në temperaturë normale të frigoriferit
Artikulli i rradhës Sindroma post – COVID: Sa fëmijë ishin të prekur nga kjo gjendje sipas raporteve të fundit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.