Meqenëse fëmijët duket të jenë më pak të rrezikuar nga forma ‘COVID-19 të rëndë’ sesa të rriturit, mirëpo ata që mund zhvillojnë sëmundjen mund të mos marrin aq shumë vëmendje nga studiuesit.
Megjithatë, disa nga këta fëmijë janë bërë “bartës të gjatë” të cilët përjetojnë simptoma muaj pasi ishin infektuar për herë të parë me SARS-CoV-2, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Në shumicën e rasteve të COVID-19 tek fëmijët, simptomat duhet të përmirësohen në mënyrë tipike dhe pastaj të zhduken krejtësisht pas disa javësh nga shfaqja e simptomës. Por disa fëmijë përjetojnë simptoma të vazhdueshme me javë ose edhe muaj pas sëmundjes së tyre fillestare – një fenomen që zakonisht quhet “COVID i gjatë”.
Si ndikojnë në të vërtetë simptomat e vazhdueshme të COVID-19 në jetën e përditshme dhe mirëqenien e fëmijëve dhe adoleshentëve që i përjetojnë ato?
Për t’iu përgjigjur kësaj dhe shumë pyetjeve të tjera, për Medical News Today rrëfyen prindërit që patën fëmijët dhe adoleshentët me COVID të gjatë.
Sa fëmijë janë bartës të gjatë të Covidit?
Ka të dhëna të kufizuara gjithëpërfshirëse rreth fëmijëve me simptoma afatgjata të COVID-19, kështu që mund të jetë e vështirë të thuash se sa i zakonshëm është ky fenomen.
Tani, grupet më të hollësishme të të dhënave janë mbledhur nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas vlerësimeve të azhurnuara eksperimentale të botuara nga instituti në fjalë në janar të vitit 2021, rreth 12.9% e fëmijëve të moshës 2-11 vjeç, 14.5% e atyre të moshës 12-16 vjeç dhe 17.1% e adoleshentëve dhe të rinjve të moshës 17-24 vjeç kishin akoma simptoma COVID në 5 javët pas fillimit fillestar.
Në një uebinar të kohëve të fundit për BMJ, Dr. Elizabeth Whittaker – pedagoge e vjetër klinike në sëmundjet infektive pediatrike dhe imunologji në ‘Imperial College London’ – përshkruan një varg të gjerë të simptomave që fëmijët me COVID të gjatë mund të përjetojnë.
Ajo citon të dhëna nga studimi ‘Long Covid Kids’ – një përpjekje e pavarur kërkimore e drejtuar nga grupi në fjalë – të cilët tregojnë se tek fëmijët, simptomat e gjata të COVID mund të përfshijnë: dhimbje të fytit, dhimbje të kyçeve, lodhje, dhimbje koke, dhimbje gjoksi, probleme gastrointestinale, nauze, luhatje humori, marramendje dhe skuqjet.
Dr. Whittaker gjithashtu shton se:
“Ne kemi një nevojë urgjente për hulumtime në sindromat post-COVID dhe simptoma të vazhdueshme tek fëmijët, sepse ata janë në fillim të jetës së tyre dhe kanë pasur një vit vërtet të vështirë dhe meritojnë të vihen të parët”. /Gazeta Shneta/