Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka azhurnuar informacione të reja në lidhje me mënyrën e ruajtjes së vaksinës Pfizer / BioNTech.
Tani është thënë që shishet me dozat e caktuara të vaksinën mund të qëndrojnë në temperatura normale të frigoriferit përpara se të hapen për një muaj, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
“Ky ndryshim zgjat periudhën e miratuar të magazinimit të shishkës së shkrirë të pahapur në 2-8 ° C (dmth në një frigorifer normal pas marrjes nga kushtet e ngrirjes së thellë) nga pesë ditë në një muaj (31 ditë)” tha EMA në një deklaratë këtë të hënë.
Ndryshimi u miratua pas vlerësimit të të dhënave shtesë të studimit të stabilitetit të paraqitura në EMA nga mbajtësi i autorizimit të marketingut.
Fleksibiliteti i shtuar në ruajtjen dhe trajtimin e vaksinave pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në planifikimin dhe logjistikën e shtrirjes së vaksinave në shtetet anëtare të BE. /Gazeta Shneta/