Ministria e Shëndetësisë gjatë muajit gusht ka licencuar disa institucione shëndetësore private, për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Deri më tani, në vendin tonë të licencuara janë vetëm dy laboratorë private të cilat kryejnë testime me metodën PCR. Laboratori Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike dhe laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik “Medical & Laboratory Services Sh.P.K” Prishtinë dhe Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike UBT Lipjan.
Por laboratori privat i UBT-së ende nuk ka nisur me kryerjen e testeve me metodën PCR. Express ka kontaktuar në numrat e telefonit që gjenden në faqen e këtij laboratori, por nga aty kanë thënë se ende nuk kanë nisur me bërjen e testimeve PCR.
“Ende nuk kemi nisur me testime. Na e lini një numër telefoni dhe porsa të fillojmë do ju thërrasim”, thuhet në komunikimin me zyrtarët e këtij laboratori.
E në laboratorin Mjekësor Biokimik-Hematologjik “Medical & Laboratory Services Sh.P.K për ta kryer një test me metodën PCR, pacientët do të duhet që të presin më së paku deri më datë 2 shtator.
Kjo ngase të gjitha terminet deri në atë datë janë të zëna.
“Na vjen keq. Terminet deri më datë 2 shtator janë të zëna”, deklarojnë nga ky laborator.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetaexpress.