Dy nga arsyjet që grave i’u ndalohet dhurimi i gjakut gjatë periudhës së shtatzënisë

2021-01-20 në ora 23:43

Padyshim se dhurimi i gjakut është një ndihmë për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë.

Mirëpo, nëse jeni shtatzënë mjekët sugjerojnë të mos dhuroni gjak përgjatë nëntë muajve të shtatzënisë shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Kjo për faktin se dhurimi i gjakut gjatë shtatzënisë rrezikon shëndetin tuaj dhe të foshnjes.Arsyeja tjetër është se rriten shanset për të qenë anemike gjatë shtatzënisë.

Anemia mund të shkaktojë çështje tjera të rëndësishme si lindja parakohe dhe pesha e ulët e foshnjes.

Në anën tjetër, profesionistët shëndetësor sugjerojnë që nënat e reja të presin të paktën nëntë muaj pas lindjes për të dhuruar gjak apo në konsultim me mjekun tuaj të prisni deri në ndërprerjen e gjidhënies.

Kjo pasi bebi juaj varet nga lëndët ushqyese që ndodhen në qumështin tuaj të gjirit, kështu nëse dhuroni gjak, fëmija juaj mund t’i humbas këto lëndë ushqyese./GazetaShneta/