Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy ngjarje shkencore të mjekësisë zënë vend këtë javë në Prishtinë

Lajme 12/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy ngjarje shkencore të mjekësisë do të zënë vend gjatë kësaj jave në Prishtinë. E para është një kurs për kirurgët pediatrik, ndërsa ngjarja tjetër është Kongresi i dytë i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve.

Gjatë kësaj jave do të mbahen dy ngjarje të rëndësishme shkencore në Kosovë. Shoqata e Kirurgëve Pediatrik të Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të mbahet Konferenca e 14-të e Asociacionit Evropian të Kirurgëve Pediatrik. Kjo konferencë është organizuar nga këto dy organizata, në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

“Ky takim do të mbledhë kirurgët pediatrik nga vendi, rajoni dhe Evropa për të diskutuar njohuritë më të reja në lëminë e Kirurgjisë Minimale Invazive dhe Urologjisë së Fëmijëve. Në takim do të diskutohet në lidhje me problemet e kirurgjisë dhe urologjisë së fëmijëve, me fokus të veçantë në Kirurgjinē minimale invazive të fëmijëve”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Shoqatës Dr. Hysni Jashari.

Ndërkaq nga data 15 deri më 18 shtator do të organizohet Kongresi i Dytë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në krye me Prof. Rifat Latifin, i cili mban edhe pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Në këtë kongres pritet të marrin pjesë me punimet e tyre rreth 117 ligjërues vendor e ndërkombëtar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKardiologu, Selajdin Sallahu pritet të emrohet UD drejtor në Spitalin e Ferizajt
Artikulli i rradhës Nuk aplikoi askush, vazhdohet konkursit për infermier të stomatologjisë në QSKUK

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.