Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiologu, Selajdin Sallahu pritet të emrohet UD drejtor në Spitalin e Ferizajt

Lajme 12/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiologu, Selajdin Sallahu, pritet që gjatë kësaj jave të emrohet UD Drejtor në Spitalin Regjional të Ferizajt.

Aktualisht spitali udhëhiqet nga UD. Drejtori, Isa Berisha.

Sipas burimeve të Gazetës Shneta, gjatë kësaj jave do të merret vendimi nga menaxhmenti  i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për të emruar UD. Drejtor, Selajdin Sallahun.

“Nuk ka asgjë zyrtare. Jemi në shqyrtim”, tha shkurt për Gazetën Shneta, kardiologu, Sallahu.

Brenda një viti në këtë spital janë ndërruar tre UD drejtor.

Pas përfundimit të mandatit të Jeton Zeqirit, si drejtor ekzekutiv, Spitali Rajonal në Ferizaj është menaxhuar vetëm nga UD drejtor.
Fillimisht UD drejtor ishte emëruar Halit Gërbeshi, i cili disa muaj më vonë është suspenduar nga puna për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Në vend të tij erdhi përsëri si UD drejtor, Isa Berisha, ndërsa tani pritet të emërohet si UD drejtor, Selajdin Sallahu.

Gjashtë muaj më parë ishte anuluar konkursi për drejtor në këtë spital. Në atë konkursi kandidatë për të fituar garën ishin, ish drejtori, Jeton Zeqiri, Fitim Goga dhe Riza Idrizi, mirëpo konkursi u anulua dhe nuk është rishpallur më. Arsyet e anulimit të konkursit asnjëherë nuk janë bërë publike nga Bordi i ShSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHipotiroidizmi: Shenja paralajmëruese që shpesh godet ‘në mëngjes’
Artikulli i rradhës Dy ngjarje shkencore të mjekësisë zënë vend këtë javë në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.