Simptomat e koronavirusit më së shpeshti paraqiten si kollë dhe ethe e vazhdueshme. Por gjatë muajve të fundit, simptomat që prekin pjesët e tjera të trupit janë bërë të dukshme.
Studiuesit kanë zbuluar fëmijët me COVID-19 shfaqin më shpesh simptoma gastrointestinale shkruan Express.co.uk
Simptomat e koronavirusit tek fëmijët renditen nga NHS si një temperaturë e lartë dhe një kollë e re e vazhdueshme, e cila është e njëjta gjë dhe për të rriturit.
Por studiuesit nga ‘Spitali Tongji’ në Wuhan kanë zbuluar se shumë fëmijë të infektuar nga virusi nuk i kanë këto simptoma, dhe përkundrazi pësojnë të vjella dhe diarre transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit thonë se gjetjet sugjerojnë se fëmijët mund të infektohen nga COVID-19 përmes traktit digjestiv dhe jo në traktin respirator.
Dr Webin Li i cili drejtoi studimin tha: “Shumica e fëmijëve preken butësisht nga COVID-19 dhe disa raste të rënda shpesh kanë çështje tjera themelore shëndetësore. /Gazeta Shneta/