Dy persona kanë vdekur dhe 49 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të IKShPK-së gjithsej janë kryer 1268 testime, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq sipas të dhënave thuhet se të shëruar janë 80 persona.
Gjithsesi, numri i rasteve aktive ka filluar të ulët në gjithsej 831.
IKShPK vazhdon të kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID si dhe të vaksinohen që të mbrohemi nga virusi./Gazeta Shneta/