Covid-19 quhet sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes koronavirus 2, dhe u zbulua për herë të parë te njerëzit rreth pesë muaj më parë.
Virusi është me një shtresë të jashtme proteine të mbuluar me thumba, si një kurorë. Këto thumba ndihmojnë që virusi të bashkohet me qelizat e synuara. Komuniteti i hulumtimeve po mësojnë më shpejt rreth imunitetit ndaj Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
Kur virusi është brenda trupit të njeriut ai komandon qelizat dhe huazon makineri celulare për të ndërtuar më shumë viruse përpara se qelizat imune të zbulojnë ndërhyrjen. Proteinat e antitrupave që janë në gjendje të rrinë në proteinat virus-spike dhe parandalojnë ngjitjen në qelizat e synuara, quhen antitrupa neutralizues: gjenerimi i tyre është shpesh qëllimi i vaksinimit mbrojtës.
SARS-CoV-2 është i ri për njerëzimin kështuqë ne nuk kemi memorie imunologjike mbrojtëse. Vaksinat e përgatitura duke përdror pjesë të padëmshme të virusit mund të na ndihmojnë të ndërtojmë memorie mbrojtëse.
Sipas disa studimeve, një sistem imunitar i shëndetshëm është zakonisht në gjendje të kontrollojë infeksionin. Ndërkohë, një sistem imunitar i dobësuar mund të luftojë për të vendosur një arsenal mbrojtës. /GazetaShneta/