Janë shënuar 42 raste të reja pozitive me Sars-Cov-2 në Kosovë, numër ky i dyfishuar në krahasim me ditët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave nga IKSHPK, ka njoftuar se nga 2987 teste në 24 orët e fundit 42 persona kanë rezultuar pozitive me Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga sëmundja e koronavirusit.
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 88 pacientë të sëmurë me Covid, prej të cilëve 55 janë duke u trajtuar me oksigjen ndërsa një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore.
MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 16 mijë e 199 doza të vaksinave kundër Covid-19, ndërsa numri i të vaksinuarve në dy doza ka arritur në 117,382. /Gazeta Shneta/